Ajo që duhet të ishte dita e ëndrrave, për një nuse u kthye në ditë makthi pasi u arrestua në dasmën e saj dhe u burgos për 11 vite.
Nancy Lizeth Rodriguez Guadarrama as nuk u lejua të priste tortën e saj. Ajo u ndalua teksa mbërriti në kishë dhe u dërgua në Prokurorinë Publike me fustanin e bardhë të nusërisë. Bashkëshorti i saj Clemente Mendiola Martinez, arriti të arratisej nga kisha.
Megjithatë, ai u gjet i vdekur në makinën e tij në Villa Guerrero, Meksikë, i rrethuar nga mbi 200 gëzhoja plumbash. Rodriguez u dënua me 11 vjet e gjashtë muaj burg për grabitje të dhunshme pas arrestimit të saj më 3 dhjetor të vitit të kaluar.
Prokurorët vërtetuan se ajo ishte anëtare e organizatës kriminale Familia Michoacana dhe mori pjesë në grabitjen e dhunshme të marsit 2022. Sipas hetimeve, ajo vodhi para nga një viktimë në Tenango del Valle me një grua tjetër dhe dy bashkëpunëtorë meshkuj. Viktima ka denoncuar në Prokurorinë Publike, e cila ka bërë që Rodriguez të identifikohet dhe të hetohej.
Partneri i saj u emërua si vrasës me pagesë. Që nga viti 2021, autoritetet kishin ofruar një shpërblim prej 13,034 £ për informacionin që çonte në kapjen e tij. Para vdekjes së tij, ai po hetohej për zhvatje të tregtarëve lokalë të pulave në luginën e Toluca-s, si dhe për pjesëmarrje në disa rrëmbime dhe vrasje në zonë.
Top Channel