AMP ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish-oficerin e policisë së Lezhës.
Gjykata e Shkallës së Parë kishte caktuar masën e arrestit për 29-vjeçarin Klisman Nikolli, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Ai ishte paraqitur sot në gjykatë pasi i ishte lënë dënimi “detyrim paraqitjeje”, por më pas është vënë në pranga për të kryer burgun në Shqipëri.
Dy vite më parë ish-oficeri u shpall në kërkim nga AMP, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës, ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Njësisë Administrative Ungrej.
Klisman Nikolli ishte arrestuar në Itali për 18 vjedhje dhe tentativa për vjedhje.
I riu së bashku me dy shqiptarë të tjerë, në dy grabitje të ndryshme morën 2000 euro, ndërsa në një banesë grabitën 9 mijë euro.
Asokohe Klisman Nikolli, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Postën e Policisë Shëngjin, kishte marrë leje pa të drejtë page, nga data 01 nëntor deri më datë 31 dhjetor të këtij viti, për dalje jashtë shtetit, për arsye shëndetësore. Pas kësaj ngjarjeje ai u përjashtua nga Policia e Shtetit.
Top Channel