Fluks në portin e Vlorës! Mbërritën në orët e para 1200 pasagjerë, një pjesë e tyre turistë italianë

14/07/2024 12:56

Rreth 1200 pasagjerë dhe 300 automjete kanë mbërritur sot në orët e para të ditës me dy tragetet e linjës Brindisi-Vlorë.

Ndërkohë që në portin e Vlorës janë marre masat që të mos ketë vonesa në kontrollin e dokumentacionit. Për policinë kufitare dhe kontrollin e dokumentacionit janë vënë në dispozicion 12 sportele , 8 për kontrollin e pasagjerëve dhe 4 për ata që janë më automjete.

Dita e sotme tregon dhe nisjen e fluksit të ardhurve së emigrantëve, por dhe të pushuesve të huaj në portin e Vlorës. Po ashtu të shumtë kanë qenë dhe pushuesit nga Italia që vijnë për pushime në Shqipëri.

Ata shprehen se janë të lumtur që vijnë me pushime në vendin tonë, dhe nga viti në vit shohin ndryshime.

Ndërkohë që pushuesit nga Italia shprehen se është hera e parë në Shqipëri dhe do të vizitojnë Sarandën, pastaj në gjithë Shqipërinë. Po ashtu dhe pushues Kosovar që vijnë nga Zvicra për të kaluar pushimet në Vlorë.

Në ditët në vijim pritet që në portin e Vlorës të ketë fluks të shtuar të pushuesve si vendas dhe të huaj qe do kalojnë pushimet në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA