Aksident në fshatin Mazhar të Selenicës, automjeti del nga rruga dhe bie nga një lartësi të madhe, humb jetën shoferi

12/09/2026 10:08

Aksident i rëndë në fshatin Mazhar të Sevasterit, Bashkia Selenicë.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme në përrua. Për pasojë, drejtuesi i mjetit, banor i zonës, ka humbur jetën.

“Rreth orës 09:40, në fshatin Mazhar, në Sevaster, shtetasi Xh. D., rreth 67 vjeç, banues në fshatin Mazhar, duke drejtuar automjetin tip kamionçinë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje“, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Top Channel