Eksperti rus Yushkov: Sanksionet amerikane nuk do të ndalin eksportet ruse të naftës, India dhe Kina nuk do të ndalojnë blerjet
Bombardimet ruse në Ukrainë vranë katër persona, kjo pasi dy vendet shkëmbyen sulme me dronë.
Një sulm ukrainas me dron i vuri flakën një depoje karburanti rus, gjatë kësaj të shtune.
Dy persona humbën jetën në rajonin pjesërisht të pushtuar të Kherson-it në Ukrainë dhe dy të tjerë u plagosën në sulmin pranë kryeqytetit rajonal, tha guvernatori Oleksandr Prokudin.
Një sulm ukrainas me dron, thellë brenda rajonit rus të Rostov-it, goditi një depo karburanti në orët e para të ditës së shtunë, sulmi i fundit me rreze të gjatë veprimi nga Kievi në një rajon kufitar.
Muajt e fundit Ukraina ka shtuar sulmet ajrore brenda territorit rus, duke goditur rafineritë dhe terminalet e naftës, në përpjekje për të ngadalësuar makinerinë luftarake të Kremlinit.
Ushtria ruse po përpiqet të përparojë përgjatë vijës së frontit në pjesën lindore të Ukrainës, ndërsa mungesa e trupave dhe armatimeve e ka dobësuar mbrojtjen ukrainase.
Top Channel