25 vjetori i sulmeve të 11 shtatorit/ Ambasada amerikane në Tiranë nderon 2,977 viktimat: Nuk do ta harrojmë kurrë
Është ndarë nga jeta parakohe, infermierja e pediatrisë në QSUT, Liljana Veliaj, në moshën 59-vjeçare.
Në një reagim të bërë në faqen zyrtare të Facebook të QSUT, kolegët e saj shprehet se shkak për ndarjen nga jeta ka qenë një arrest kardiak.

“Lili, ishte shumë korrekte dhe puna për të ishte pasioni më i madh. Ajo i donte shumë pacientët e vegjël me të cilët punonte çdo ditë si infermiere.
Lili, ishte përherë e para që vinte në shërbim për të hapur dhomën e konsultës së endokrinologjisë me shumë dashuri e pa vonesa, por mëngjesin e 8 korrikut, ajo nuk mundi dot të mbërrinte.
Lili la pas shumë dashuri, respekt dhe vlera njerëzore e profesionale. QSUNT i shpreh ngushëllimet familjarëve të saj!”, shkruhet në postim.
Top Channel