Gruaja fiton $1 milionë me biletën ‘gërvisht e fito’, pa e gërvishtur fare atë (fotot)

11/07/2024 18:10

Gruaja nga Kalifornia shpjegonte se përse nuk e kishte gërvishtur fare biletën.

Cornelia Treichel-Rocque, nag qyteti i Sacramento, fitoi llotarinë në vitin 2023 pasi bleu një biletë në dyqanin Raley dhe tashmë është një milionere.

Ajo shpjegonte për mediat mënyrën e veçantë se si e zgjodhi biletën e saj: “Megjithse mund të tingëllojë e çuditshme, mora pjesë në atë lojë prej mënyrës së çuditshme sesi po më dukej. Bleva një biletë që më mbushi syrin dhe nuk e gërvishta.

Edhe pse shumë njerëz gërvishtin menjëherë biletën e tyre, Treichel-Rocque tha se vendosi të priste.

Ajo tha për agjencinë ‘California Lottery’: “Unë nuk i gërvisht biletat, i skanoj ato dhe rezultati del i njëjtë. Kështu nuk është nevoja të bëj pis gishtat madje rezultati del më shpejt, në këtë mënyrë e kuptova që fitova”.

Treichel-Rocque fliste për mjetet e skanimit që kanë nisur të vendosen në shumicën e dyqaneve të grupit California Lottery.

Aj shton se fillimisht nuk e besonte e kishte fituar dhe duhet të skanonte disa herë biletën për t’i siguruar.

‘California Lottery’ shkruante se një tjetër individ, Jaime Medrano, fitoi 1 milionë dollarë me këtë lojë, nga një biletë e blerë në rrugën Woodruff Avenue në Los Angeles County.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA