Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, është shprehur se qeveria e re britanike do të bashkojë vendin dhe do të riorganizojë lidhjet me Europën.
Në një video të ndarë edhe nga ambasada britanike në Tiranë, sekretari David Lammy shprehet se Britania ka një potencial të jashtëzakonshëm në një kohë kur bota po përballet me sfida të mëdha.
“Është në nderin e jetës sime të qëndroj përpara jush si Ministër i Jashtëm, si pasardhës i njerëzve të skllavëruar, një njeri me ngjyrë nga klasa punëtore e Tottenham-it, një komunitet që kurrë më parë nuk ka nxjerrë një Ministër të Jashtëm. Kjo flet se sa moderne dhe shumëkulturore është Britania, krenarisht ndërkombëtare, e vendosur për të dhënë rezultate për njerëzit punëtorë dhe e përkushtuar për një jetë më të mirë për të gjithë ne.
Britania ka një potencial të jashtëzakonshëm, por bota përballet me sfida të mëdha, më shumë shtete të përfshirë në konflikt prej Luftës së Dytë Botërore, me ndryshimin e shpejtë të teknologjisë dhe emergjencën e ndryshimeve klimaterike.
Qeveria do ta ribashkojë Britaninë për sigurinë dhe begatinë tonë këtu. Ajo që ndodh këtu, në Zyrën e Jashtme të Komonuelthit dhe Zhvillimit është thelbësore. Diplomacia ka rëndësi. Ne do të fillojmë me një riorganizim me Europën, sa i takon klimës, dhe vendet që ndodhen në pjesën jugore të globit dhe një ndryshim të shpejtësisë kur flitet për sigurinë europiane, atë globale dhe rritjen ekonomike britanike.
Historia ime është një histori progresi. Progres i arritur nga të gjithë ata që luftuan së bashku për një të ardhme më të mirë. Le të punojmë për një të ardhme më të mirë. Edhe një herë, ndryshimi fillon tani!”
Top Channel