Nga fëmija që s’e dinte ‘sekretin’ e golit te ylli botëror, Haaland dhe babai i tij në një video emocionuese 06/07 14:50
Pas Toni Kroos, Gjermania duket se ka humbur dhe një tjetër yll. Bëhet fjalë për Thomas Muller, i cili i ka dhënë përfundimisht lamtumirën kombëtares së “Panzerave”.
Lajmin e ka bërë me dije “Bild”, me Euro 2024 që ishte dhe i fundit për sulmuesin gjerman.
Ylli i Bayernit ka qenë gjithmonë një pikë kyçe për skuadrën e “Panzerave” në vite, teksa ishte dhe golashënuesi më i mirë i Gjermanisë në Botërorin e 2014-ës ku u shpall dhe kampion Bote.
Muller u bashkua me Gjermaninë në mars të vitit 2010 dhe që atëherë ai ka luajtur 131 takime, në të cilat ka shënuar dhe 45 gola.
Top Channel
Nga fëmija që s’e dinte ‘sekretin’ e golit te ylli botëror, Haaland dhe babai i tij në një video emocionuese