“Saka nuk na frikëson”, mbrojtësi i Tottenham: Van Dijk nuk e ka problem!

09/07/2024 08:08

Holanda përballet me Anglinë në gjysmëfinalen e Euro 2024, teksa një nga kërcënimet më të mëdha për tulipanët në radhët e kundërshtarëve është Bukayo Saka.

Megjithatë, për mbrojtësin e Tottenham dhe të Holandës, Micky van de Ven, lojtari i Arsenal nuk përbën një kërcënim për skuadrën e tij. Sipas Van de Ven, Saka është një futbollist i talentuar, por që Van Dijk dhe Nathan Ake mund ta neutralizojnë.

“Saka është një lojtar i mrekullueshëm me shumë shpejtësi, megjithatë jam i sigurt se Van Dijk dhe Nathan Ake mund ta ndalojnë. Unë e njoh shumë mirë Saka sepse jemi përballur në Premier League, megjithatë nuk e di nëse trajneri do të më besojë një fanellë titullari”, u shpreh Van De Ven./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA