“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë Dy automjete janë djegur gjatë natës në Durrës, teksa ndodheshin të parkuara në rrugë, tek ish- URT.
Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, një prej automjeteve të djegura i përket kryeinxhinierit të OSHEE-së Durrës.
“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17, në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz””, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndër të tjera dyshohet të jetë zjarrvënie e qëllimshme, ndërsa grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Top Channel