Të gjithë mund të kenë veshur produktet e logos Adidas për vite me radhë, pa e pasur idenë se çfarë do të thotë në të vërtetë simboli me tre vija.
E stamposur kudo në tuta, atlete e veshje sportive ajo është një nga markat më të përdorura të stilit të rrugës.
Por nëse nuk e dini historinë e saj, Adidas doli në skenë pas Luftës së Parë Botërore në Gjermani, e nisur nga themeluesi i raportuar i saj Adolf ‘Adi’ Dassler, i cili riparonte këpucë.
Më pas ai nisi të krijonte këpucë sportive në shtëpinë e tij në Herzogenaurach, bashkë me vëllanë Rudolf.
Me rritjen e suksesit të tyre, ata hapën fabrikën Vëllezërit Dassler dhe deri në vitin 1928, ata ishin bërë një formë ndërkombëtare.
Fabrika më pas përfundoi duke bërë veshje ushtarake në Luftën e Dytë Botërore, duke krijuar çizme për ushtrinë dhe me pas duke prodhuar armatime.
Adi e Rudolf u ndanë prej mosmarrëveshjeve të biznesit në 1948 dhe vëllai krijoi kompaninë rivale Puma – por kjo është një histori tjetër, shkruan rrjeti britanik Ladbible.
Në 1949, Adi krijoi logon e kompanisë me tre vija dhe emrin me kombinimin e emrit dhe mbiemrit të tij – Adi e Dassler, duke krijuar Adidas.
Kompania shpjegon në faqen e saj të internetit: “Logo me tre vija nisi të shfaqej në produktet e kompanisë që me krijimin e saj dhe nuk ka kuptim numerologjik”.
“Ajo u vendos në këpucët e para adidas pasi Dassler kishte tentuar disa versione me vija dhe funksionoi teksa edhe sot kjo markë e famshme simbolizon adidas.”
Një version floral i logos u krijua në 1972, të cilën kompania e përdori në produktet sportive, ndërsa kompania nuk thotë nëse ka një kuptim të fshehtë ne imazherinë e ikonës.
Top Channel