Makina del nga rruga dhe përfundon te muri rrethues i portit të Durrësit, thyen pemën dhe përplaset me shtyllën elektrike

07/07/2024 16:09

Një automjet ka dalë jashtë rruge dhe është përplasur me murin rrethues të portit detar të Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4, në rrugën paralel me rrugën e portit. Paraprakisht raportohet se nuk ka të lënduar dhe dëmet janë vetëm materiale.

Ende nuk dihen shkaqet pse drejtuesi i mjetit humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe përfundoi mbi trotuar duke u përplasur me rrethimin e portit.

Top Channel