“Njëherë biondë, pastaj rozë”, ish-portieri gjerman sulmon mesfushorin e “Panzerave”: Ndoshta ndihet si femër

06/07/2024 19:27

Pas eliminimit të Gjermanisë kundër Spanjës, ish-portieri i “Panzerave”, Jens Lehmann ka bërë “mea culpa” për sa i përket fjalëve që tha për Spanjën, teksa nuk i kurseu kritikat për mesfushorin Robert Andrich.

Përpara takimit çerekfinal, ai e quajti ekipin “La Roja” të vogël dhe pa eksperiencë, teksa pas takimit pranoi se ishte gabim.

“Urime skuadrës spanjolle, jeni bërë luftëtarë të pjekur, edhe pse me pak fat, që vuajtët dhe luftuat. Ju uroj gjithë të mirat për turneun. Parashikimi im ishte i gabuar!”, shkruan Lehmann në rrjetet e tij sociale.

Sa i përket Andrich, ish-portieri kritikoi mesfushorin për ngjyrën e flokëve, të cilat i ndryshoi dy herë në dy ndeshje të ndryshme.

“A ke ndonjë problem personaliteti që e bën të dalë kështu? Si shok skuadre, kjo do të më dukej shumë e çuditshme dhe nuk mendoj se as trajneri i kombëtares do të ishte i lumtur. Në fillim kishte flokë biondë, tani flokë rozë. Çfarë dëshiron të na tregojë me këtë? Në ditët e sotme duhet të jesh shumë i kujdesshëm. Ndoshta ndihet si femër. Duhet të jesh shumë tolerant, por shpresoj që UEFA të ndalojë ngjyrat e flokëve si ato të Andrich, sepse mund të shkaktojë konfuzion mes rivalëve”, u shpreh Lehmann.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA