VIDEO/ Holanda “fluturuese”, mund me përmbysje Turqinë në Berlin dhe shkon në gjysmëfinale

06/07/2024 22:54

Holanda është skuadra e fundit që kualifikohet për në gjysmëfinale, pas fitores 2-1 kundër Turqisë.

Sfida nisi mjaft mirë për turqit e Montellës, të cilët kaluan në avantazh me Akaydin në minutën e 35’ pas disa momenteve dominimi në zonën e holandezëve.

Gjithsesi “Tulipanët” nuk u dorëzuan dhe në pjesën e dytë arritën të bënin përmbysjen e madhe. Në harkun e 6 minutave, ishin De Vrij në të 70’ dhe Muldur me një autogol në të 76’ që kaluan në avantazh skuadrën e Koeman.

Kështu Holanda kompleton gjysmëfinalet e këtij Europiani, e cila do të gjejë Anglinë në fazën tjetër, ndërsa Turqia largohet me kokën lart nga ky kompeticion, si një nga surprizat më të bukura në Gjermani.

REZULTATI:

HOLANDË 2-1 TURQI

De Vrij 70′, Muldur (A.G) 76′ / Akaydin 35′

KOMENTI:

90+6′ Mbyllet sfida me fitoren e Holandës 2-1!

90+4′ Trajneri i Turqisë, Montella ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

90+3′ Tosun ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

89′ Zëvendësim te Turqia. Largohet Ayhan dhe në vendin e tij futet Kilicsoy.

87′ Dy zëvendësime te Holanda. Largohen Depay dhe Simons, në vendet e tyre futen Zirkzee dhe Frimpong.

85′ Topi shkon në këmbët e Celik, me këtë të fundit që godet por ndalet nga Van de Ven

82′ Dy zëvendësime te Turqia. Largohen Akaydin dhe Muldur, në vendet e tyre futen Celik dhe Tosun.

77′ Dy zëvendësime te Turqia. Largohen Ozcan dhe Yildiz, në vendet e tyre futen Yokuslu dhe Akturgoklu.

76′ GOOOL HOLANDA 2-1/ Muldur shtyn topin drejt portës së tij dhe shënon një autogol. (VIDEO)

73′ Dy zëvendësime te Holanda. Largohen Reijnders dhe Ake, në vendet e tyre futen Veerman dhe Van de Ven.

70′ GOOOL HOLANDA 1-1/ De Vrij godet me kokë dhe rikthen baraspeshën. (VIDEO)

70′ Weghorst provon me një gjuajtje me të djathtën, me topin që devijohet nga Gunok.

65′ Yildiz godet nga distanca, me topin që ndalet nga Verbruggen dhe më pas largohet nga Weghorst.

64′ Van Dijk shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

56′ Guler provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, me topin që përplaset në shtyllë.

54′ Ake shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Zëvendësim te Holanda. Largohet Bergwijn dhe në vendin e tij futet Weghorst.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

35′ GOOOL TURQIA 0-1/ Guler hedh një krosim në zonë dhe Akaydin me kokë ndëshkon holandezët. (VIDEO)

32′ Guler tenton të befasojë me një gjuajtje nga distanca, por topi nuk shkon në kuadrat.

30′ Simons shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

29′ Bardakci godet brenda zonës, me tentativën e tij që shkon mbi kuadrat.

12′ Simons provon me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat.

1′ Depay hyn bukur në zonë dhe godet me të djathtën, por topi shkon mbi kuadrat.

1′ Starton sfida në Berlin!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA