Tirana nuk ndalet në merkato. Klubi bardheblu ka zyrtarizuar afrimin e radhës, që është i 12-ti për skuadrën e Bledi Shkëmbit.
Lojtari më i ri i rekordmenëve të futbollit shqiptar është Walid Jarmouni, 24-vjeçari francez me origjinë nga Maroku që aktivizohet si qendërsulmues.
“Mirë se vjen Walid Jarmouni!
Walid Jarmouni është futbollisti më i ri i Tiranës. Francezi me origjinë marokene do të jetë një përforcim për repartin ofensiv.
Gjuajta e tij e majtë do të luajë një rol të rëndësishëm edhe në pozicionet e tjera qendër sulmues dhe sulmues i djathtë.
Walid, i është bashkuar menjëherë skuadrës nën urdhrat e trajnerit duke nisur përgatitjet për rrugëtimin e tij të ri”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit kryeqytetas.
Tirana garon në Conference League, kompeticion ku do të sfidojë gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit në raundin e parë.
Takimi i parë do të luhet në datën 11 korrik në transfertë, sfida e kthimit pas një jave në Shqipëri.
Top Channel