Gjermanët janë të irrituar jashtëzakonisht me arbitrin Anthony Taylor. Rudi Voller, drejtor i kombëtareve të Gjermanisë në vërshëllimën finale zbriti nga tribuna, hyri në fushë dhe ju drejtua me tone të forta drejtuesit të garës.
Fytyra e Taylor ka përfunduar në të gjitha faqet e para të mjeteve gjermane të informimit. Pranë lotëve të Tony Kroos, që ju bënë nderimet e duhura nga publiku i Stuttgart-it në përfundim të asaj që rezultoi ndeshja e tij e fundit në karrierë. Pranë zhgënjimit të një populli që ëndërronte të shikonte skuadrën e tij të arrinte në Berlin. Por pas Botërorit të 2006 erdhi një tjetër zhgënjim në shtëpi.
Ndoshta edhe për shkak të Taylor dhe penalltisë së pa akorduar për prekjen me dorë të Musiala. Trajneri Nagelsmann në fushë disa herë u pa të ulërinte në drejtim të arbitrit të cilit nuk i dha as dorën në fund të ndeshjes, por edhe ndaj arbitrit të katërt të cilit i kërkonte rishikimin e episodit në VAR. Për të deklaruar më pas në konferencën e shtypit.
“Penalltia që na dhanë kundër Danimarkës ishte shumë më pak neto në krahasim me këtë. Nëse goditja e Musiala shkon drejt portës dhe kundërshtari e pret me dorë, nuk vlen fakti nëse nuk e ka bërë kastile, duhej vërshëllyer penallti”, – për të shtuar më pas, ” Nuk dua të ankohem shumë, por në interesin e futbollit do të doja që rregulli të ishte më i qartë. Faulli duhej vërshëllyer, nëse topi prek krahun, pa hyrë në diskutimin nëse ishte i qëllimshëm. Pastaj duhet parë edhe ku shkon topi, do të ishte i drejtë një vlerësim i tillë në këto raste. Ka 50 robota që të sjellin dhe kafen, inteligjenca artificiale nuk mund të mos na ndihmojë për të kuptuar drejtimin e topit. Me siguri është diçka e hidhur të dalim në këtë mënyrë, me një gol të pësuar në aksionin e fundit të mundshëm të kundërshtarëve”.
Ndjenja e hidhur lexohet edhe në titujt e gazetave gjermane. “Inat penalltie” ishte artikulli i të përditshmes Bild. të ashpër dhe dy ish lojtarë të kombëtares Gjermane, duke nisur nga Michael Ballack. “Ishte një gabim i pastër i arbitrit. Nuk e di nëse nuk kishte dëshirën për ta adresuar ndeshjen me një penallti. Por ai episod duhej vërshëllyer dhe pike”. Në të njëjtën linjë është dhe Bastian Schweisteiger. “Më pikon zemra gjak kur shikoj diçka të tillë”, Ndërkohë që edhe Tony Kroos tha të tijën. “Më shumë se sa tërheqja ime, është e rëndësishme dalja e Gjermanisë nga turneu. Kishim të gjithë një objektiv të madh, dhe kjo ëndërr u ndërpre edhe pse luajtëm mirë dhe duhet të jemi krenarë”. Mesfushori në fund u përqafua nga të gjithë, shokë e kundërshtarë, dhe bashkë me të është gati ti thotë lamtumirë kombëtares edhe Thomas Myller që deklaroi ” Realisht mendoj se kjo ishte ndeshja ime e fundit, do të flas me trajnerin”. Duhej të ishte një festë, por për Gjermaninë u kthye në një makth.
Top Channel