Rreziku i armëve/ Problemet në Shqipëri me keqpërdorimin e tyre, OSBE prezanton planin e asistencës, ambasadori: Rrezikojnë sigurinë e qytetarëve

05/07/2024 20:38

Shqipëria vijon të ketë probleme për sa i përket përhapjes dhe keqpërdorimit të armëve.

Në këtë kuadër OSBE prezantoi në Elbasan projektin e asistencës ndaj autoriteteve shqiptare për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve.

“Në vend ka akoma shumë armë të vogla që përfaqësojnë një rrezik të madh për sigurinë e popullsisë së qytetit tuaj”, tha Michel Tarran, ambasador i OSBE.

Ambasadori mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Vendor për Siguri publike ku edhe nënshkroi edhe një marrëveshje bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me bashkinë Elbasan.

OSBE vuri në dukje se problemi i armëve të lehta nuk është vetëm shqiptar ndaj dhe asistenca e këtij projekti do të shtrihet edhe në vendet e rajonit.

Top Channel