Nga djali i dy qytetarëve të thjeshtë britanikë, tek politikani kontrovers që nuk pëlqen fushatat/ Kush është Keir Starmer, kryeministri i panjohur i sapozgjedhur i Britanisë (Fotot)

05/07/2024 16:46

Keir Starmer, ish-avokat i të drejtave nga jugu i Anglisë do të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë. Fitorja e tij në zgjedhjet e të enjtes ishte impresionuese por shumica e Britanisë ende nuk e njeh se cili është ai, shkruan rrjeti Politico.eu

Starmer është një politikan prej vetëm nëntë vitesh dhe u zgjodh në krye të laburistëve britanikë në 2020, pas disa disfatave të tyre në zgjedhje.

Por më shumë se suksesi personal, fitorja e vendos ate në qendër të liderëve centristë të botës, edhe pse pas fitoreve të fundit të së djathtës, shpejt kjo pozitë mund të bëhet disi “e vetmuar”.

61 vjeçari Starmer ka pasur një baba të heshtur që prodhonte vegla metali, dhe një nënë infermiere që vdiq nga sëmundja degjenarative Still.

Prej moshës së re ai ka qenë një socialist, shkruan Politico, i afërt me “të majtën e butë”. Prej rënies së kreut të partisë Jeremy Corbyn në 2019, Starmer kandidoi me 10 zotime, për të kënaqur edhe të bindurit e pararendësit te tij. Por pas fitores ai i distancoi ata, sipas agjencisë, fillimisht për të krijuar një “opozitë efektive” brenda partisë. Rrjedhimisht ai ka spastruar nga partia ‘antisemitët’ dhe mbështetësit e Corbyn.

Starmer thotë se nuk mund të ndjekë platformën e tij origjinale të financave, pasi ndodhën Covid-19, dhe lufta në Ukrainë.

Gradualisht ai largoi nga partia ish-liderin Corbyn, pasi gruaja e tij është hebreje dhe thotë se gjatë kohës së pararendësit “në parti kishte lulëzuar anti-semitizmi”.

Tom Baldwin, gazetari që ka shkruar një autobiografi të Keir Starmer e krahason stilin e tij me atë të një ‘babai që flak jashtë macen e shtëpisë.’

“Keir vjen nga kopshti e thotë, ‘macja ka ngordhur,’ dhe shton se nuk donte të fliste për këtë.  Ndërsa për shembull Tony Blair do të kishte thënë ‘A nuk ishte vërtet një mace e mrekullueshme ajo qe flake jashtë, dëshironi të flasim për këtë? Ata kanë stile të ndryshme por në fund të fundit, macja është gjithsesi e vdekur”, shkruan Tom.

Starmer nuk i pëlqen fushatat dhe të vetmen herë që ka ‘shkëlqyer’ në një miting ishte gabimisht.

Në një konferencë laburiste në 2023 një burrë i hodhi pluhur letrash shkëlqyese në kokë në formë proteste.

Starmer zakonisht arrin të menaxhojë protestuesit, duke i udhëzuar ata. Kur një pronar bari e nxorri jashtë atë në Bath në 2021, duke i bërtitur për kufizimet dhe mbylljet e pandemisë te cilat mbështeteshin dhe nga opozita laburiste, Starmer qetësisht i dha atij syzet që i ranë, dhe u largua.

Ndërsa në Milton Keynes pranë Londrës Starmer shtroi një mëngjes “prej lideri” në një dhomë më pamje nga stadiumi i futbollit, duke pyetur për shqetësimet e tyre të ftuarit vendas, mësues, biznesmenë, punonjës shëndetësie. “Qëndrimet më të mira vijnë nga të dëgjuarit,” thotë ai. “Ata që janë brenda lojës e dinë më mirë atë, unë këtë besoj”.

Ata i thanë se ‘krimi ishte jashtë kontrolli, drogat përdoreshin hapur në rrugë dhe vajzat nuk dilnin prej ngacmimeve’. Kishte rritje të madhe të njerëzve që përdornin kuzhinat e bamirësisë dhe 3,700 shtëpi në zonë nuk përballonin financiarisht të ndiznin ngrohjen ne Milton Keynes, shkruan Politico.

Baldwin thotë se Starmer ka një vendosmëri “të errët, pragmatike.”

Në fund të mëngjesit në Milton Keynes — që asnjë nuk hëngri — ata dolën në ballkon për të parë stadiumin e zbrazët të futbollit.

Politika e laburistëve ngjan shumë me futbollin, dhe kjo e tmerron partinë, si dhe shpjegon konservatorizmin e fushatës së zgjedhjeve të brendshme.

Fushat e fundit laburiste ishte fokusuar në votuesit e pavendosur të zonave periferike. Strategët laburistë ishin fiksuar një një grua në të 40-at nga Stevenage (imagjinare), me fëmijë, ne një punë me rrogë të keqe. Ajo trembet nga kostot e jetesës, nga shërbimi shëndetësor, nga emigracioni. Ajo gjithashtu mendon se qeveria e Westminster është e parëndësishme.

Strategu laburist Josh Simons, thotë se Keir është njëlloj si votuesit që ata shënjestrojnë, ashtu si dhe skeptik ndaj vete politikës e politikanëve.

“Në fakt do të më pëlqente të ishte duke bërë fushatë në udhëtim sesa i mbyllur në mjedisin klaustrofobik të parlamentit me dy palët që ulërasin ndaj njëra-tjetrës”, thotë ai, pak e shumë si “gruaja nga Stevenage”.

Gjatë një turneu në Milton Keynes Starmer tregon për hallet e njerëzve si huatë e shtëpive dhe kanalizimet: “Temat ishin të vërteta, reale”.

Miqtë e tij thonë se ai pëlqen të dëgjojë votuesit dhe këtë e ka demonstruar me mjeshtri: “Prandaj kemi vetëm një gojë dhe kemi dy veshë”.

Starmer thotë se mezi priste të vinte në qeveri për t’i dhënë fund ‘piskodramës’ së partisë konservatore: “Ata erdhën në pushet e u ngulitën në selinë e Westminster, dhe më pas nisën biznesin e vërtetë të copëtimit të njëri-tjetrit. Kjo ndodh kur vendi neglizhohet”.

I pyetur për Boris Johnson, konservatori parë me të cilin Starmer u përball, ai thotë: “Shumë njerëz besonin se Johnson do të qëndronte në pushtet për 10 vjet, nuk e kisha besuar se karakteri i vet do ta fundoste”.

Ekspertët thonë se Starmer mund të jetë një kryeministër i madh reformues laburist, ose ndryshe, siç thonë armiqtë e tij, mund të jetë një “konservator i veshur me të kuqe”, duke vijuar planet e tyre të shpenzimeve, e duke modifikuar vetëm qoshet.

Ai gjithashtu mund të bjerë bashkë me ekonominë e sëmurë të vendit, pasi nuk ka një grup të tijin mes laburistëve, dhe nuk ka as miq.

Por asnjë lider laburist nuk ka ardhur në pushtet pa joshur votuesit duke i larguar nga konservatorët, prandaj ende nuk kuptohet nëse kjo ishte një fitore e fushatës së tij, apo e politikës.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA