VIDEO/ Franca ia del falë penalltive, mund Portugalinë e Ronaldos dhe shkon në gjysmëfinale

05/07/2024 23:44

Franca ka mundur në çerekfinale Portugalinë vetëm falë penalltive.

Sfida nisi me ritëm të ulët nga të dyja skuadrat, teksa rastet munguan në të dyja pjesët. Në shtesë, Portugalia pati disa raste me Ronaldon, Felix dhe Mendes, por pa mundur të gjenin dot rrjetën.

Të dyja ekipet iu drejtuan goditjes së 11-metfërshave, aty ku francezët nuk gabuan asnjë, ndërsa për portugezët nuk shënoi dot Felix, i cili u ndal nga shtylla.

Kështu Franca shkon në gjysmëfinale, aty ku do të gjejë Spanjën, ndërsa Portugalia eliminohet, me Ronaldon që e mbyll këtu Europianin e fundit.

REZULTATI:

PORTUGALI 0-0 FRANCË (3-5 p)

KOMENTI:

Franca fiton me penallti! (VIDEO)

Theo Hernandez godet penalltinë e pestë për Francën. Shënon.

Mendes godet penalltinë e katërt për Portugalinë. Shënon.

Barcola godet penalltinë e katërt për Francën. Shënon.

Joao Felix godet penalltinë e tretë për Portugalinë. Përplaset në shtyllë.

Kounde godet penalltinë e tretë për Francën. Shënon.

B. Silva godet penalltinë e dytë për Portugalinë. Shënon.

Fofana godet penalltinë e dytë për Francën. Shënon.

Ronaldo godet penalltinë e parë për Portugalinë. Shënon.

Dembele godet penalltinë e parë për Francën. Shënon.

120+1′ Mbyllet sfida pa fitues!

120′ Mendes godet brenda zonës, por Maignan e ndal.

119′ Zëvendësim te Portugalia. Largohet Vitinha dhe në vendin e tij futet Matheus Nunes.

112′ Dembele avancon drejt zonës dhe godet me të djathtën, por topi shkon mbi kuadrat.

107′ Felix godet me kokë brenda zonës, por topi shkon në rrjetë të jashtme.

106′ Zëvendësim te Portugalia. Largohet Leao dhe në vendin e tij futet Felix.

106′ Zëvendësim te Franca. Largohet Mbappe dhe në vendin e tij futet Barcola.

106′ Nis shtesa e dytë!

105′ Mbyllet shtesa e parë!

93′ Ronaldo godet brenda zonës, por topi shkon mbi kuadrat.

91′ Nis shtesa e parë!

90+4′ Mbyllet koha e rregullt me barazim 0-0!

90+3′ Mbappe provon me një gjuajtje nga distanca, por topi ndalet nga Diogo Costa.

90+2′ Zëvendësim te Portugalia. Largohet Palhinha dhe në vendin e tij futet Ruben Neves.

86′ Zëvendësim te Franca. Largohet Kolo Muani dhe në vendin e tij futet Thuram.

84′ Saliba shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

79′ Palhinha shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

75′ Dy zëvendësime nga Portugalia. Largohen Cancelo dhe Fernandes, në vendet e tyre futen Semedo dhe Conceicao.

70′ Camavinga provon me një gjuajtje nga brenda zone, por topi shkon shumë afër portës.

67′ Zëvendësim te Franca. Largohet Griezmann dhe në vendin e tij futet Dembele.

66′ Kolo Muani provon me një gjuajtje brenda zonës, por Dias ndërhyn në mënyrën e duhur për t’i mohuar golin.

63′ Leao hedh një top në zonë dhe Vitinha godet që ndalet nga Maignan. Më pas provon Ronaldo, por sërish Maignan e ndal.

59′ Leao hyn bukur në zonë dhe i afrohet portës, por Camavinga ndërhyn në mënyrën e duhur në momentin e fundit.

46′ Nis pjesa e dytë!

45′ Mbyllet pjesa e parë!

42′ Fernandes provon me një gjuajtje nga goditja e dënimit, por topi shkon mbi kuadrat.

36′ Kounde hedh një krosim të ulët në zonë, me topin që largohet nga Pepe.

16′ Fernandes godet nga distanca, me topin që devijohet dhe shkon jashtë kuadratit.

1′ Nis sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel