Në këtë Euro 2024, pritej diçka më shumë nga Anglia dhe sidomos nga Jude Bellingham. Fantazisti i “Tre Luanëve” nuk mundur të ruajë të njëjtin ritëm si te Real Madrid.
Megjithatë, në ndeshjen ndaj Sllovakisë, 21-vjeçari u tregua vendimtar me golin spektakolar të minutave të fundit.
Gjithsesi, sërish kritikat nuk mungojnë dhe ish-lojtari i Gjermanisë, Dietmar Hamann, është i bindur se pas dy apo tre vitesh, Bellingham do të “venitet”.
“Southgate duhet ta ulë në stol Bellingham ashtu siç ka bërë me Foden. Unë mendoj se nëse Bellingham do të skualifikohej, kjo do t’i shërbente shumë Anglisë. Mua nuk më pëlqen sjellja e tij, pa shokët e skuadrës ai është një hiç.
Në katër ndeshje të Europianit ai nuk ka bërë asgjë tjetër përveç dy golave. Prisni dhe do ta shihni se ku do të jetë pas dy apo tre vitesh. Nuk po them se nuk ka talent, por kam vënë re disa sjellje jo të mira”, u shpreh Hamann.
Top Channel