Një burrë në Indi ka kafshuar gjarprin pasi zvarraniku e kishte sulmuar, dhe kjo solli vdekjen e kafshës.
Episodi i guximshëm e i pazakontë i ndodhi punonjësit 35-vjeçar të hekurudhave Santosh Lohar teksa punonte pranë qytetit të Naëada, paraditen e të martës.
Lohar thotë se në një moment po pushonte dhe e kishte zënë gjumi, kur zvarraniku e kishte sulmuar papritur. Por burri kishte reaguar shpejt duke e kapur nga koka e duke e kafshuar dy herë me sa fuqi kishte. Kjo bëri që kafsha të ngordhte.
Reagimi duket se ka të bëjë me besimin në disa pjesë të Indisë, se nëse kafshon gjarprin që të ka sulmuar, ‘mund të transferosh përsëri te ai helmin që të injektoi.’
“Në fshatin tim kemi një besim se nëse të kafshon gjarpri duhet ta kafshosh edhe ti dy herë për të neutralizuar helmin,” tha Lohar për rrjetin vendas India Today.
Lloji gjarprit që e kishte kafshuar nuk është konfirmuar.
Më pas Lohar u dërgua në spital me ndihmën e kolegëve ku qëndroi për një natë dhe reagoi mirë ndaj mjekimeve. Ai doli nga spitali ditën tjetër.
Ndërsa gjarprit nuk do t’i shërbente asnjë ‘spital’, pasi raportohet se ngordhi pak pas incidentit me burrin e sulmuar.
Në Indi gjenden disa loje gjarpërinjsh helmues mes të cilave spikat kobra indiane, nepërka Russell, nepërka luspë-sharrë dhe kraiti.
Këto katër specie njihen për helmin e fuqishëm që përdoret në mjekësi por dhe në botën e krimit për të kryer vrasje me helmim.
Helmet e këtyre gjallesa kanë neuro-toksina paralizuese që veshin shikimin e njeriut, shkaktojnë ndalesë të frymëmarrjes, si dhe hemotoksina që shkaktojë dhimbje të muskujve, enjtje dhe hemorragji.
Por shumica e vdekjeve ose pasojave serioze nga kafshimet e gjarprit evitohen me administrimin në kohë të anti-helmeve, ose praktikave për nxjerrjen e injektimit në mish, thonë zyrtarët vendas.
Top Channel