90-vjeçari përfundon në spital, ra nga motori ndërsa udhëtonte në Korçë

05/07/2024 17:09

Një 90 vjeçari ka mbetur i plagosur këtë të premte, pasi ra nga motori. Aksidenti ndodhi në Unazën e qytetit të Korçës dhe sipas policisë i moshuari ka humbur kontrollin e motorit duke u rrëzuar përtokë.

90 vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën mjekësore. Policia është në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Top Channel