22/11 19:08
E ardhmja e Thomas Strakoshës duket larg Anglisë, pas dy viteve te Brentfordi, aty ku nuk arriti dot kurrë të shkëlqente.
Gardiani i Kombëtares shqiptare pritet të gjejë një klub të ri këtë verë dhe mediat greke theksojnë se ai është shumë pranë transferimit te AEK-u i Athinës.
“Gazzetta.gr” thekson se negociatat po shkojnë në rrugën e duhur dhe se shumë shpejt pritet të arrihet akordi mes dy klubeve.
Tashmë çdo gjë pritet të mësohet në javët në vijim, me Strakoshën që do ta shohim me një klub të ri këtë sezon, me 29-vjeçarin që shpreson të gjejë formën dhe minutat e munguara.
Top Channel