Armando Broja vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar këtë verë, me sulmuesin shqiptar që pritet të largohet nga Chelsea.
Në garë për të janë shumë klube, teksa për momentin në krye është Evertoni, i cili ka gati dhe ofertën për të bindur “Blutë” e Londrës.
Së fundmi, mediat italiane kanë raportuar se Milani është tërhequr nga gara për shërbimet e 22-vjeçarit shqiptar. Arsyeja është se klubi kuqezi është duke kërkuar një sulmues që ta ketë të sigurt vendin e titullarit që nga momenti i mbërritjes dhe Broja nuk e garanton këtë.
Një arsye tjetër që e step Milanin është dhe shuma prej 35 milionë eurosh që kërkon Chelsea për shërbimet e Brojës.
Nga gara për sulmuesin shqiptar janë tërhequr gjithashtu dhe Wolvesi e Monaco, pasi të dyja klubet kanë siguruar lojtar për repartin ofensivë.
Top Channel