U eliminuan nga Europiani, kombëtarja ballkanase largohet me një letër: Mirënjohës për gjithçka që kemi dhënë

03/07/2024 14:14

Rumania u eliminua nga Europiani “Gjermani 2024” pas disfatës 0-3 kundër Holandës në Mynih, në fazën e 1/8-ave.

Duket se gjesti i bërë nga rumunët pas përfundimit të takimit, ka lënë mbresa të mëdha te gjermanët.

Para se të largoheshin nga stadiumi, ata kishin pastruar dhomën e tyre të zhveshjes dhe kishin lënë një letër, ku falënderonin Gjermaninë për organizimin e këtij turneu.

“UEFA Euro 2024 ishte një nga përvojat më të rëndësishme të futbollit për të gjithë ne deri tani dhe jemi shumë të lumtur që skena në të cilën u zhvillua ishte Gjermania. Çdo lojë, çdo emocion, çdo përvojë na bashkoi për të ndjerë magjinë e futbollit. Po largohemi nga Gjermania me ndjenjën se kemi dhënë gjithçka për Rumaninë dhe jemi mirënjohës për gjithçka që kemi përjetuar këtu. Ishte një nder të ishim pjesë e familjes së madhe të futbollit europian”, shkruhej në letrën e lënë nga Rumania.

Top Channel