25/12 23:46
Goldi Halili deklaroi në “Top Arena” se dy lojtarët e rëndësishëm të kombëtares shqiptare janë të ekipit të Tiranës.
Ajo tha se kontributi i Ernest Muçit dhe Taulant Seferi është i rëndësishëm në lojën e kombëtares.
“Europiani im patjetër është Tirona. Ajo që më është prporcuar në bindje është që jo vetëm grupi është ai që bën suksesin por një strateg i skuadrës është edhe ai që bën suksesin.
Ai që bën suksesin është mënyra se si trajneri pozicionon lojtarët. Dy nga lojtarët që janë shtylla e skuadrës së Shqipërisë është Ernest Muçi dhe Taulant Seferi. Muçi është vet talent i dalë nga akademia e Tiranës”, tha ajo.
Top Channel