22/11 07:20
Një rast i pakëndshëm ka ndodhur në “Top Arena” mes të ftuarit Arjan Bakalli dhe moderatorit Ed Manushi.
Kjo ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së fjalës, por në fund të dy e morën me sportivitet situatën.
“Nuk dua ta them kur kam qenë në Big Brother. Dëgjo nuk vi më. Më lër zotëri ta mbaroj”, tha Arjan Bakalli.
Ndër të tjera Bakalli foli edhe për trajnerit Sylvinho, me të cilin shprehet se është i mërzitur me të.
Kjo situatë ka ardhur si pasojë e reagimit të trajnerit të kombëtares për t’u rizgjedhur në krye të ekipit.
“Jam mërzitur me Sylvinhon. Na la në zgjedhje të dytë. Ai mendoi fillimisht hë se po ma varin këta skuadrat e rëndësishme, pastaj të vendos”, tha i ftuari.
Top Channel