“Çdo fjalë e tij shijohej”, Rakipllari në Top Story: Ismail Kadare kishte shumë impakt në jetën publike të shqiptarëve

03/07/2024 21:47

Ky episod i emisionit Top Story në Top Channel i kushtohet shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë më 1 korrik në moshën 88-vjeçare.

Drejtori i Informacionit të Top Channel, Robert Rakipllari tha se ai ishte një person me shumë ndikim në jetën publike të shqiptarëve.

Rakipllari: Donte të ishte në lartësinë që kishte qenë, aty ku ka qenë gjithmonë prezent, jam admirues i veprave të tij letrare, një lexues që e çmoj shumë si shkrimtar, kam bashkëpunuar me të që nga viti 2000 e këtej bashkë me Bujarin që kemi diskutuar, çdo fjalë e tij shijohej, intervistat të shkruara me shkrim dore me një përgjegjësi shumë të madhe për fjalën dhe titullin, përveç temave të mëdha të letërsisë, ishte një person me shumë impakt në jetën publike të shqiptarëve, ishte i pozicionuar, por i paanshëm. Përtej letërsisë, i është propozuar për të qenë President që nuk e ka pranuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA