Një qytetar tenton t’i japë fund jetës para SPAK, kërkonte takim me zyrtarët e Prokurorisë së Posaçme pas problemeve me pronat

02/07/2024 16:46

Një person ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë lëndë helmuese para godinës së SPAK.

Ai është transferuar në spital. Shtetasi Pal Trashaj  është identifikuar si një qytetar nga Lezha, ndërsa dyshohet të ketë probleme me  depresionin.

Ai kërkonte takim me zyrtarët për hetime të SPAK, sipas burimeve të gazetares së Top Channel,  Anila Hoxha.

Trashaj dyshohet se është mashtruar nga një institucion financiar jo bankar lidhur me një kredi të marrë vite më parë.

Qytetari tregoi për një media tjetër se u kontaktua nga një kompani tjetër private e cila në rolin e përmbaruesit përveçse e vuri në dijeni për detyrime të prapambetura i kërkoi t’i shlyejë ato përmes një kredie të re.

Pasi ka marrë kredi tek NOA dhe e ka shlyer, pas pesë vitesh i kanë kërkuar para kompania MCA.

MCA aktualisht është nën hetim për shkelje, pasi zhvasnin përmes skemave qytetarët me kredi të këqija.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA