Mbrojtja e parkut të Vjosës/ Konferenca me lektorë nga shumë vende europiane për lumin e egër

02/07/2024 16:42

Konferenca Ndërkombëtare “Parku Kombëtar i Vjosës – dialogu i shkencës, kulturës dhe zhvillimit të qëndrueshëm” ishte një prej eventeve më kulmore që universiteti i Gjirokastrës ka ndërmarrë për ti qasur mendimin shkencor zhvillimeve që po pasojnë shpalljen e lumit Vjosa park kombëtar.

Në Konferencën e parë të këtyre përmasave u referua për më shumë se 70 tema të ndryshme. Lektorët vinin nga Shqipëria, Kosova, Italia, Polonia, Spanja ndërsa temat ishin të lidhura me të ardhmen e parkut që nga aspekti ligjor që rregullon vendimmarrjen e deri tek balancat mjedisore, aspekti kulturor, diversiteti etnografik, gastronomik, shanset që lugina ka për zhvillimin e turizmit dhe ekonomitë mbështetëse.

“Banorët mund të mendojnë që shpallja e Vjosës park kombëtar do ti kufizojë në zgjedhjet e tyre, në iniciarivat e biznesit apo vendimmarrjet e jetës private, psh ndërtimin e një shtëpie, krijimin e bizneseve të ndryshme etj. Këto kufizime do të kenë benefite pozitive në afatgjatë”, tha Dr. Daniela Qiqi profesore.

“Në këto dy vitet e fundit bujtinat në të dy krahët e lumit Vjosa janë rritur në mënyrë të ndjeshme çka ka sjellë zhvillime shumë të rëndësishme jo vetëm në ekonomi por edhe në mentalitetin e banorëve”, u shpreh Prof.Dr. Jaho Canaj profesor. 

“Plani qartëson banorin dhe biznesin që ka interes të investojë. Ideja është si të sigurojmë ekonomi të lartë pa e cënuar natyrën”, tha Aleksandër Toti drejtues i turizmit në Tepelenë. 

“Fokusi i kësaj konference është pikërisht zhvillimi i qëndrueshëm. Studimet kanë treguar se zonat e mbrojtura janë potencial për të zbutur pabarazinë, varfërinë duke siguruar burime jetese për të tashmen dhe të ardhmen”, shtoi Dr. Mariglen Sherifaj. 

Plani i menaxhimit të Vjosës pjesë e hartimit të të cilit kanë qenë më shumë se 30 ekspertë të huaj dhe vendas po merr aktualisht komentet e fundit nga grupet e interesit para se ti dorëzohet Ministrisë së Mjedisit e Turizmit. Si hap i radhës  pritet që Shqipëria të aplikojë për programin “Njeriu dhe Biosfera” në UNESCO. Unioni Ndërkombëtar i Konservimit të Natyrës ka konfirmuar se në një vit aktorët e përfshirë kanë arritur angazhime të rëndësishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA