Mblidhet grupi parlamentar i PS: Të enjten interpelancë me Ministren e Shëndetësisë, u kërkua nga opozita

02/07/2024 10:32

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës për të diskutuar për seancat e mbetura deri në fund të këtij sesioni parlamentar.

Seanca e radhës do të zhvillohet ditën e enjte më 4 korrik, ku mes çështjeve të tjera të rendit të ditës pritet të ketë edhe një interpelancë me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, kërkuar nga një grup deputetësh të opozitës.

Gjithashtu pritet të prezantohen edhe raporti vjetor i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporti mbi veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe raporti vjetor për veprimtarinë e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Top Channel