“Ai ka lënë pas ende vepra të pabotuara!”/ Ndarja nga jeta e shkrimtarit, Kapexhiu: Ismail Kadare emancipoi lexuesin shqiptar

02/07/2024 08:58

Ndarja nga jeta e shkrimtarit të vyer shqiptar, Ismail Kadare, ka lënë pas trishtim por dhe shumë vepra të jashtëzakonshme të tij që i kanë mbijetuar dhe do t’i mbijetojnë kohërave.

I ftuar në “Zona Zero” në TOP Neës, Bujar Kapexhiu u shpreh se beson se Kadare ka lënë pas ende vepra të pabotuara.

“Është e dhimbshme sepse nuk do të ketë më krijimtari nga Ismail Kadare, por unë jam i sigurt që ka ende vepra të pabotuara që botuesit e tij do të kujdesen që të botohen.

E kujtoj që në moshë të re kur e kam takuar që herë të parë, dhe ai padyshim e emancipoi lexuesin shqiptar.

Ai tregoi sesi duhet shkruar dhe padyshim leximet e veprave të tij do të jenë një nga çastet më të këndshme për lexuesit”, u shpreh ai.

Top Channel