Nevil Dede nuk është më trajneri i Elbasanit.
Skuadra që sezonin e kaluar siguroi biletën e rikthimit në Superiore ka njoftuar këtë të hënë përmes një postimi në rrjetet sociale se klubi dhe trajneri kanë mbyllur bashkëpunimin.
“Njoftim! AF Elbasani dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin futbolldashës në Elbasan për ndërprerjen e bashkëpunimit mes klubit dhe trajnerit Nevil Dede.
Politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjendën në vija të përbashkëta kooperimi me trajnerin dhe për rrjedhojë të dyja palët dakordsuan ndërprerjen e kontratës së përbashkët. AF Elbasani i përcjell falenderimet më të sinqerta trajnerit për të gjithë kontributin e dhënë sezonin e shkuar si trajner i skuadrës në përmbushjen e objektivave dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij!”-shkruhet në reagimin e AF Elbasanit./Super Sport
Top Channel