VIDEO/ Franca shkon në çerekfinale, një autogol në minutat e fundit i jep fitoren “Gjelave” kundër Belgjikës

01/07/2024 19:52

Franca është kualifikuar për në fazën çerekfinale të Europianit pas fitores 1-0 kundër Belgjikës në Dyseldorf.

Sfida nisi me raste nga të dyja skuadrat, të cilat provuan në portat e njëra-tjetrës, por pa mundur të gjenin rrjetën.

Takimi u zhbllokua në minutën e 85’ nga një autogol i Vertonghen, që vendosi kështu dhe takimin.

Kështu Franca avancon për në çerekfinale, aty ku do të gjejë fituesin e sfidës Portugali-Slloveni, ndërsa Belgjika largohet pa lënë shumë gjurmë në këtë Europian.

REZULTATI:

FRANCË 1-0 BELGJIKË

Vertonghen (A.G) 85′

KOMENTI:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren 1-0 të Francës!

85′ GOOOL FRANCA 1-0/ Kolo Muani godet me topin që devijohet nga Verteonghen, i cili e dërgon në portën e tij. (VIDEO)

83′ De Bruyne godet nga jashtë zone, me Maignan që ndërhyn siç duhet për t’i mohuar golin. (VIDEO)

78′ Mbappe provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

76′ Vertonghen shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Kolo Muanit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

74′ Saliba lëviz bukur dhe godet me të majtën, me topin që shkon jashtë kuadratit.

71′ Lukaku godet me të majtën brenda zonës, por topi ndalet nga Maignan. (VIDEO)

65′ Griezmann provon me një gjuajtje me të djathtën nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

63′ Zëvendësim te Belgjika. Largohet Openda dhe në vendin e tij futet Mangala.

62′ Zëvendësim te Franca. Largohet Thuram dhe në vendin e tij futet Kolo Muani.

54′ Mbappe hyn bukur në zonë dhe tenton me të djathtën, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

49′ Tchouameni godet nga distanca, me topin që devijohet dhe më pas ndalet nga Casteels.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Tchouameni godet në hyrje të zonës, me topin që shkon mbi kuadrat.

34′ Thuram tenton me kokë, por topi shkon shunë pranë portës.

32′ Theo Hernandez provon me një krosim të rrezikshëm nëzonë, me topin që përfundon jashtë.

24′ Rabiot shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

24′ De Bruyne provon me një gjuajtje surprizë, por Maignan arrin ta ndalë me këmbë.

23′ Griezmann shkakton një ndërhyrje të gabuar në hyrje të zonës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

15′ Tchouameni ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

14′ Mbappe provon me një gjuajtje brenda zonës, por topi shkon mbi kuadrat.

1′ Starton sfida në Dyseldorf!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel