VIDEO/ Spanja arrin në çerekfinale, mund me “poker” debutuesit e Gjeorgjisë në Këln

30/06/2024 22:52

Spanja është skuadra e katërt që ka arritur në çerekfinale pasi ka fituar me përmbysje përballë Gjeorgjisë me rezultatin 4-1.

Sfida nisi më mirë për gjeorgjianët, të cilët kaluan në avantazh falë një autogoli të Le Normand në minutën e 18’ të takimit. Gjithsesi spanjollët arritën të gjenin veten dhe të rrëzonin murin “Mamardashvili”, duke barazuar me Rodrin në minutën e 39’.

Pjesa e dytë foli vetëm për skuadrën e De La Fuentes, të cilët kaluan në avantazh me Fabian Ruiz në minutën e 51’, ndërsa më pas arritën të shënonin dhe dy herë të tjera me Nico Williams dhe Dani Olmon.

Kështu Spanja avancon në çerekfinale aty ku do të përballet me Gjermaninë, ndërsa Gjeorgjia debutuese largohet si një surprizë e bukur nga ky Europian.

REZULTATI:

SPANJË 4-1 GJEORGJI

Rodri 39′ , F. Ruiz 51′, Williams 75′, Dani Olmo 83’/ Le Normand (A.G) 18′

KOMENTI:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren e Spanjës 4-1!

83′ GOOOL SPANJA 4-1/ Olmo godet në hyrje të zonës dhe shënon golin e katërt për “La Rojan”. (VIDEO)

81′ Dy zëvendësime te Spanja. Largohen Ruiz dhe Carvajal, në vendet e tyre futen Merino dhe Navas.

79′ Dy zëvendësime te Gjeorgjia. Largohen Mikautadze dhe Gvelesiani, në vendet e tyre futen Zivzivadze dhe Kvekveskiri.

75′ GOOOL SPANJA 3-1/ Williams del i vetëm përballë Mamardashvilit dhe me të djathtën e çon në rrjetë. (VIDEO)

74′ Yamal hedh një top në zonë me Gvelesiani që e fut në portën e tij, por anulohet për një pozicion të parregullt.

71′ Davitashvili shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

68′ Tsitaishvili provon me një gjuajtje brenda zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.

66′ Dy zëvendësime te Spanja. Largohet Cucurella dhe Morata, në vendet e tyre futen Grimaldo dhe Oyarzabal.

63′ Dy zëvendësime te Spanja. Largohen Lochosvili dhe Chakvetadze, në vendet e tyre futen Tsitaishvili dhe Davitashvili.

52′ Zëvendësim te Spanja. Largohet Pedri dhe në vendin e tij futet Dani Olmo.

51′ GOOOL SPANJA 2-1/ Fabian Ruiz godet me kokë nga shumë afër dhe mposht Mamardashvilin. (VIDEO)

48′ Kvaratskhelia provon me një gjuajtje surprizuese nga gjysmëfusha e tij me Unai Simon e mposhtur, por topi shkon shumë afër portës.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

44′ Morata shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

41′ Zëvendësim te Gjeorgjia. Largohet i dëmtuar Kiteishvili dhe në vendin e tij futet Altunashvili.

39′ GOOOL SPANJA 1-1/ Rodri godet me të majtën në hyrje të zonës dhe topi shkon në cepin e portës. (VIDEO)

35′ Cucurella godet nga distanca, por Mamardashvili ndërhyn në mënyrën e duhur për t’i mohuar golin.

27′ Pedri provon me një gjuajtje me të majtën, por topi shkon mbi kuadrat.

22′ Fabian Ruiz provon me një gjuajtje nga distanca, e cila ndalet nga Mamardashvili.

18′ GOOOL GJEORGJIA 0-1/ Një krosim në zonë përplaset te Le Normand, i cili shtyn topin në portën e tij. (VIDEO)

16′ Laporte provon me një gjuajtje me kokë, e cila shkon jashtë kuadratit.

5′ Pedri provon me një gjuajtje të lehtë në zonë, por Mamardashvili arrin ta ndalë.

1′ Nis dueli në Këln!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel