29/12 16:06
Gigio Donnarumma nuk e fshehu zhgënjimin e eliminimit të Italisë nga Europiani pas disfatës 2-0 nga Zvicra. Kapiteni i “Azzurrëve” u shpreh se ky eliminim ishte i merituar pas në sfidën me Zvicrën, te Italia mungoi gjithçka.
“Më dhemb shumë. Ne u kërkojmë falje të gjithëve. Sot u zhgënjyem dhe ata e merituan, nuk ka asgjë tjetër për të thënë. Eliminimi është i merituar dhe mënyra se si erdhi është shumë e vështirë për t’u tretur.
Pjesa e parë shkoi tmerrësisht keq, më pas u desh të reagonim në të dytën dhe në vend të kësaj pranuam menjëherë golin e dytë. Guximi? Mungonte gjithçka, cilësia, guximi…”, tha Donnarumma.
Top Channel