Këshilli Kombëtar i PD/ Vajza e Azem Hajdarit kundër Berishës, kërkon të mos jetë ai alternativa për kryeministër

28/06/2024 19:40

Ish-deputetja Rudina Hajdari në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar ka propozuar që PD të futet në zgjedhje për Kryeministër me një tjetër kandidat dhe jo me Sali Berishën.

“Berisha ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Do propozoja që PD të futet në zgjedhje me një kandidat tjetër për kryeministër, jo Berisha. Kandidati për kryeministër të futet në garë”, tha Hajdari, anëtare e Këshillit Kombëtar.

Në mbledhje u miratua edhe rezoluta e bashkimit, ndërsa u zbulua porosia për Këshillin Kombëtar në prag të protestës së 11 korrikut, ku u kërkua që të takohen veçanërisht krerët e degëve të mashtruar nga Basha.

“Kënaqësi që jemi të bashkuar sot. Sonte është një fitore e madhe për të gjithë demokratët. Me betejën e drejtuar nga lideri i PD, Berisha u bë i mundur bashkimi dhe rikthimi i flamurit të PD. Faleminderit anëtarët dhe drejtuesit e PD, që kanë bërë një luftë dinjitoze për PD. Jam dakord me çdo pikë dhe presje me rezolutën. Na ndajnë 9 muaj nga zgjedhjet e ardhshme.

Kam respekt të jashtëzakonshëm për Sali Berishën si politikan. Z Berisha ka bërë betejë të jashtëzakonshme për PD dhe vendin. Por e rëndësishme është të diskutojmë për të ardhmen e PD-së. Duhet të shohim një parti për të ardhmen ndoshta 15 vitet e ardhshme që nuk ka në qëndër vetëm një person, por të një grupi njerëzish”, tha më tej Hajdari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA