Zjarr në një banesë dykatëshe në Shkodër, flakët përhapen tek ndërtesat e tjera! Evakuohen banorët

26/06/2024 08:17

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e djeshme në Shkodër, në banesën dy katëshe të 51-vjeçarit me inciale L. T.

Por flakët janë përhapur më pas edhe në tri banesa të tjera ngjitur me të, njëra prej tyre e pabanuar.

“Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç. Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zjarrfikësit dhe policia, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku evakuuan banorët.

Më pas është shuar zjarri, i cili ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel