VIDEO/ Përfshihet nga flakët gradaçela në Hong Kong, humbin jetën të paktën 36 persona, 297 raportohen të zhdukur
Një djalë dyvjeçar që është miqësuar me një tufë majmunësh të egër në një fshat në Indi, konsiderohet tashme si mishërim i Zotit nga vendasit e habitur.
Që kur ishte 2-vjeçar Samarth Bangari njihej si ‘Zoti i majmunëve’ në fshatin e tij prej lidhjes së fortë që kishte krijuar me kafshët primate, të cilët i vizitonte çdo ditë në tufën e tyre.
Prej vitit 2018, imazhe të adhurueshme të të voglit ishin shfaqur në rrjetet sociale, ku Samarth luante i pashqetësuar me tufën prej 20 majmunësh të species Vervet, në fshatin e Allapur, rreth 300 km larg Bangalore.
Fëmija dashamirës ndante ushqimin e tij me majmunët, të cilët e vizitonin në oborrin e shtëpisë e madje disa prej tyre hynin brenda për ta ‘takuar’.
Pasditeve kur kthehej nga shkolla Samarth gjithmonë merrte ushqimin në kuzhinë dhe shkonte t’ua shpërndante miqve të tij bisht-gjatë.
Miqësitë e veçanta të Samarth i dhanë atij një status unik teksa shumë e konsideronin si një “fëmijë i bekuar” ose dhe mishërim i Zotit.
Prindërit e tij Sunil, 44 vjeç, e Nanda Bangari, 41, thonë se fshatarët besonin se te fëmija ishte mishëruar Zoti Hanuman – që është hyjnia i majmunëve i fesë Hindu.
Nena shtëpiake Nanda, tha: “Ai luan me ta, i ushqen me ushqimin e shtëpisë. Majmunët e duan shumë madje dhe kur ai i tërheq bishtin ata nuk e lëndojnë”.
“Njerëzit në fshatin tonë janë të habitur nga lidhja e fortë e Samarth me majmunët dhe e kosnsiderojnë si një mishërim të zotit Hanuman, prej dashamirësisë që i tregojnë majmunët.”
“Ata kujdesen për të dhe nuk e lëndojnë kurrë. Kam besim te kafshët që kujdesen për tim bir që unë të bëj punët e shtëpisë”, thotë nëna e djalit të vogël.
Prindërit e Samarth thonë se miqesia e tij me kafshët nisi që kush ishte disa muajsh dhe majmunët i vidhnin ushqimin nga dora”.
Babai tij Sunil, punëtor fermer, thotë: “Fshati ynë Allapur ka shumë majmunë, dhe ata zakonisht janë miqësorë se ne u japim ushqim dhe i lejomë të sillen rreth shtëpive”, sipas rrjetit Daily Mail.
“Herën e parë kur një prej tyre i mori ushqimit birit të vogël, çuditërisht Samarth nuk nisi të qante por nisi të fliste me gjeste me majmunët. Prej asaj dita ata e vizitonin çdo ditë dhe ne jemi mësuar me prezencën e tyre”.
“Por është e mrekullueshme si është krijuar kjo lidhje e fortë dhe tani që ai është pesë vjeç”, thotë babai djalit ‘gjeni i kafshëve’.
Top Channel