“Taulant Balla jam, më duhen 100 mijë euro”, si tentuan dy të rinjtë të mashtronin Armand Dukën, agjenti i infiltruar iu prezantua si djali i kreut të FSHF 28/09 13:51
Kuqezinjtë i kanë dhënë sot fund aventurës së tyre në kampionatin europian pas një pike të grumbulluar në grupin e “ferrit” përballë Italisë, Spanjës dhe Kroacisë.
Pas përballjes së fundit me iberikët, kuqezinjtë do të bëjnë gati valixhet për t’u kthyer në Tiranë.
Gazetari i Top Channel që po ndjek kombëtaren në Gjermani, Endi Tufa, bën të ditur se mesditën e nesërme (e martë) rreth orës 12, avioni me ekipin kombëtar në bord do të lërë tokën gjermane për t’u kthyer në Rinas.
Mijëra shqiptarë ndoqën kombëtaren në tre ndeshjet e grupit në Gjermani dhe pritet që një numër i madh të jenë edhe në aeroportin “Nënë Tereza” për t’i pritur kuqezinjtë.
Top Channel