FOTO/ Eliminimi i Shqipërisë nga Europiani, vajza e Sylvinhos dedikim për Kombëtaren: Po qaj, por…

25/06/2024 18:36

Shqipëria u eliminua nga Europiani “Gjermani 2024” pas disfatës 0-1 me Spanjën, duke u larguar nga ky kompeticion me kokën lart.

Një dedikim për Kombëtaren shqiptare ka bërë edhe vajza e trajnerit brazilian Sylvinho, Taty Mendes.

Në disa foto të postuara në rrjetet sociale, ajo tregon mbështetjen për Shqipërinë, teksa në foton e fundit të postuar, Taty shfaqet duke qarë për eliminimin e kuqezinjve.

“Po qaj, por mirënjohëse”, shkruan Mendes në foton e saj.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA