“Divorci Meta-Kryemadhi nuk është lojë”, gazetari Dervishi: Mos kujtoni se SPAK do t’i falë se po ndahen

24/06/2024 22:57

Për gazetarin Ferdinand Devishi ndarja mes çiftit Meta-Kryemadhi është reale dhe jo strategji për t’i shpëtuar hetimit të SPAK-ut.

I ftuar në Top Story, Dervishi tha se edhe po të ndahen ligjërisht nuk ka përfitim, pasi hetimi vlen njësoj si të martuar dhe nuk mund tu shpëtojnë akuzave.

“Thuhet strategji e lojë, por për mua është realitet. E gjitha shpjegohet nga fakti që përfitim nga kjo ndarje nuk ka. E gjithë pesha është hetimi i SPAK për të cilin kanë bërë deklarime të ndryshme, Ilir e ka thënë vendimin për tu ndarë e mora pasi Monika foli në SPAK.

Monika ka thënë ndahem me Ilir Metën për sulmet nga SPAK. Unë shoh kur flasim që nuk ka përfitim apo strategji ë nuk I kap ligji e SPAK., nuk ka asgjë, këto vepra nëse ka dhe nëse vërtetohen, i marrin si të martuar, këtu rrëzohet e gjithë kjo historia.

Është një realitet, ndarja do gjetur te hetimi që po bën SPAK. Nuk dimë asgjë çfarë ka thënë Monika apo etj. Ai thotë vendimin e mora pasi foli Monika për SPAK”-tha gazetari në Top Story.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA