Gjermanë e francezë me “shtëpi” në Durrës/ Shtohen pushuesit që vijnë me kamper, të huajt: Vend i qetë, por duhet më shumë pastërti 26/04 13:21
Shqipëria do të luajë të hënën ndaj Spanjës ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin B të Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të Dusseldorfit, që pritet të pushtohet nga tifozët kuqezi. Duel që fillon prej orës 21:00.
Sfida e tretë dhe vendimtare e kuqezinjve në Euro 2024 do të gjykohet nga arbitri suedez Glenn Nyberg. Edhe asistentët e 35-vjeçarit do të jenë po suedezë: Andreas Soderqvist dhe Mahbod Beigi.
Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje historike për kombëtaren shqiptare, është emëruar ukrainasi Mykola Balakin.
Top Channel