“Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët”/ Rama publikon pamjet e takimit me të rinjtë në Pallatin e Brigadave 20/11 23:32
Ukraina ka marrë një fitore të rëndësishme me përmbysje, duke mposhtur me rezultatin 1-2 Sllovakinë në Dyseldorf.
Sfida nisi më mirë për sllovakët, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 17’ me Schranz. Më pas, pjesa e dytë foli për ukrainasit, të cilët barazuan me Shaparenkon në minutën e 54’ dhe përmbysën me Yaremchuk në minutën e 80’.
Kështu Ukraina shkon në kuotën e tre pikëve, po aq sa Sllovakia, por qëndron përpara për shkak të ndeshjes direkte.
REZULTATI:
Sllovaki 1-2 Ukrainë
Schranz 17′ / Shaparenko 54′, Yaremchuk 80′
GOLI I YAREMCHUK (VIDEO)
GOLI I SHAPARENKO (VIDEO)
GOLI I SCHRANZ (VIDEO)
Top Channel