Shkencëtarit të dytë kanadez i ndalohet hetimi për sëmundjen e re degjenerative të trurit (fotot)

21/06/2024 18:16

Profesor Samuel Weiss ka thënë në disa email-e të publikuara së fundmi, se qeveria i ka ndaluar ndaluar përpjekjet për të zbuluar shkaqet apo kurat e një sëmundjeje të re të trurit.

Shkencëtari i sistemit  federal shëndetësor kanadez shton se një sëmundje e re e trurit në zonën e New Brunswick besohet se ka prekur rreth 350 njerëz.

Ai bëhet studiuesi i dytë zyrtar që raporton diçka të tillë teksa zyrtarët kanë argumentuar se nuk mund të procedohet pasi “ngarkesa e çështjes është shumë më e madhe nga sa qeveria kishte pasur dijeni”, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Zyrtarët e provincës lindore kanadeze thanë se prej vitit 2021 dhjetra njerëz vuanin nga një gjendje e pashpjeguar neurologjike, por një komision vlerësoi më vonë se pacientët mund të ishin keqdiagnostikuar ose vuanin nga sëmundje të tjera.

Në email-et e para nga rrjeti Guardian, Prof. Samuel Weiss, neurolog i sistemit shëndetësor federal tha se qeveria kishte ndërprerë papritur financimet për kërkimet.

“Në pranverë 2021 isha optimist se qeveria kërkonte të zbardhte këtë mister por përpjekjet u mbyllën me kërkesë të enteve federale dhe të provincës. Ata nuk dhanë shpjegime”, shkruante Weiss në maj.

Weiss është drejtori shkencor i Institutit kanadez të Neuroshkencave, Sëmundjeve Mendore e Varësive, dhe ka marrë çmim për studimin e neurogjenezës, procesi gjenerimit të neuroneve në tru, që ka hapur mundësi për kurimin e sëmundjeve degjenerative të trurit si Azhaimer,  Parkinson e skleroza.

Një komision hetimor shëndetësor i provincës kanadeze vlerësoi se “nuk kishte një grup pacientësh me sëmundje të re të mistershme” të trurit, por në email-et e shkencëtarit shihet qartë që ai nuk është i bindur.

Këtë muaj rrjeti The Guardian raportonte për një tjetër shkencëtar shtetëror, Michael Coulthart, që akuzonte se ishte ndaluar të hetonte një grup pacientësh, disa prej tyre në të njëzetat, me një sëmundje të re të mistershme te trurit.

Coulthart, a mikrobiolog i grupit kanadez Creutzfeldt-Jakob shkruante në komunikime se “ekspozimi mjedisor – ose disa lloje ekspozimi – po shkaktojnë ose përshpejtojnë te njerëzit sindroma degjenerative të trurit”, duke iu referuar njerëzve më të dobët ndaj gjendjeve të mungesës së protetinave në tru që shkaktojnë Alzheimer e Parkinson.

Zbulimet se zyrtarët po ndalojnë studimin e këtyre gjendjeve ka zemëruar të afërmit e pacientëve që kërkojnë përgjigje për sëmundjen e panjohur që i prek.

“Jam e alarmuar por jo e surprizuar se si po del ky informacion. Ka një përgjegjësi morale e etike për zyrtarë të tjerë qe të ndërhyjnë për të zbuluar atë që po ndodh”, tha Stacie Quigley Cormier, vajza 23-vjecare të cilës Gabrielle po vuan nga një gjendje e panjohur neurologjike që i tret masën e muskujve dhe e bën të dridhet.

“Mendoj se ata bëjnë sikur na kanë harruar duke thënë se këtu nuk ka asgjë për të kërkuar”, tha nëna në një intervistë, teksa shtonte se gjendja e Gabrielle vjen duke u përkeqësuar.

Doktorët kanë pikasur reduktim të funksioneve të trurit të Gabrielle në zonat frontale e temporale, duke e diagnostikuar me neuropati periferike, një sëmundje e rrallë që ishte parë vetëm në burrat e moshuar, dhe ndodh kur sistemi imunitar shkatërron proteinat e yndyrnat e nevojshme që furnizojnë trurin.

Familja besoj se kjo ka ardhur nga një faktor i jashtëm kimik në mjedis, që ka shkaktuar një seri gjendjesh të tilla.

Një tjetër e re në të 20-at në New Brunswick që vuan nga një gjendje e ngjashme, shprehet e zhgënjyer nga zyrtarët që nuk e marrin seriozisht gjendjen e saj qe i shkakton humbje të shikimit, mungesë oreksi, dhimbje muskujsh, dridhje humbje ekuilibri e koordinimim.

“Prek si gjendjen fizike dhe atë emocionale, zemërohem për asgjë, nuk kam më durim”, thotë e reja në të 20-at që kërkoi të mos publikonte emrin për të ruajtur privatësinë mjekësore.

“Është zhgënjyese që politikanët po përpiqen ta fshijnë poshtë qilimit duke u mbyllur gojën e mundësitë doktorëve e shkencëtarëve për të bërë punën e tyre”, tha vajza, sipas The Guardian.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA