Në Tiranë, erdhi Richard Nephew, i emëruar nga sekretari amerikan Antony Blinken si Koordinator Global për Anti-Korrupsion.
Nephew pa në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e kësaj strukture si dhe përfaqësues të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Ambasada e SHBA ne Tirane duke njoftuar për takimin tha se Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Nisjes së takimeve të tij në Shqipëri me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë i parapriu një deklaratë e Ambasadës Amerikane në Shqipëri.
“Koordinatori global kundër korrupsionit Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK dhe përfaqësues të Ministrisë Kundër Korrupsionit, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik.
Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të luftuar korrupsionin. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë ndërsa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së”, shkruan Ambasada amerikane në Tiranë.
Global Anti-Corruption Coordinator Richard Nephew saw Albanian judicial institutions in action today during meetings with SPAK Chief Altin Dumani, SPAK prosecutors, and representatives from the Anti-Corruption Ministry, the High Inspectorate of Declaration and Audit of Assets and… pic.twitter.com/stwwSUi8SE
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) June 20, 2024
Disa ditë më parë, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur përmes një njoftimi se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka vendosur ta zgjasë emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor të paktën deri më 26 qershor të vitit 2024. Më 8 qershor të vitit 2021, SHBA-ja kishte zgjeruar fushëveprimin e kësaj emergjence kombëtare, pasi që u tha se vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria janë përballur, gjatë dy dekadave të fundit, me korrupsion dhe veprime që pengojnë marrëveshjet e arritura pas luftës.
Top Channel