Një punonjës policie është goditur me thikë në dorë nga një person në Durrës.
Autori lëvizte me thikë në dorë dhe paraprakisht deklarohet se polici i është afruar për ta neutralizuar dhe shoqëruar, por është goditur prej tij në dorë.
Nuk dihet ende nëse ka pasur probleme mes tyre, apo autori ka probleme të shëndetit mendor.
Sipas gazetares së Top Channel, Vali Qyrfyçi polici është dëmtuar lehtë.
Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 11:00, është marrë njoftim nga qytetarët, se në lagjen nr. 1, një shtetas po lëvizte në rrugë, me mjet prerës, në dorë, duke u bërë rrezik për kalimtarët.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë ku kanë konstatuar shtetasin F. C., duke mbajtur një thikë, në dorë.
Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij është dëmtuar lehtë në dorë, nga mjeti prerës, punonjësi i Policisë E. C., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë e kanë shoqëruar autorin e identifikuar si F. C., 38 vjeç, në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërsa thika është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Top Channel