Shteti amerikan i Louisiana urdhëron çdo shkollë të vendosë 10 Urdhëresat e Biblës në klasa (fotot)

20/06/2024 19:38
Guvernatori i Luisiana, Jeff Landry

Çdo shkollë publike në Louisiana është urdhëruar të vendosë në klasa një tabelë ose poster me 10 Komandamentet e Biblës, në një lëvizje që pritet të sfidohet nga liberalët.

Masa e mbështetur nga konservatorët është e para e këtij lloji në SHBA dhe do të aplikohet në të gjitha ambjentet mësimore deri në nivel universitar, njoftonte guvernatori Jeff Landry gjatë prezantimit të saj.

Besimi kristian i konsideron 10 Komandamentet si rregullat kryesore të moralit dhe mënyrës së jetesës të pranuara nga Zoti.

Ligji i ri i cilëson ato si “themelore për shtetin dhe qeverisjen” duke parë degradimin e moralit të viteve të fundit, ndërsa grupet liberale thonë se cënon ndarjen e kishës nga shteti.

Mes mësimeve kryesore në 10 urdhëresat kristiane kërkohet, “mos vidh, mos vrit, mos tradhto, ndero prindërit, kujto festat fetare” apo ‘mos beso në Zotë të tjerë’.

Ligi i miratuar kërkon që posteri me 10 Komandamentet të ketë tekst të gjere e të lexueshëm deri në 35.5 cm të gjerë, në mënyrë që të jetë në fokus të murit ose tabelës së zezë.

Mësimet kryesore të Biblës do të shoqërohen gjithashtu me një tekst shpjegues ku të tregohet se si direktivat ishin më parë “pjesë thelbësore e arsimit publik në SHBA për afro 3 shekuj”.

Posterat që do të shfaqen në klasat shtetërore nuk do të marrin fonde të veçanta shtetërore por kjo nuk pritet të krijojë probleme në zonat konservatore të vendit, shkruajnë mediat vendase.

Ligje të ngjashme janë propozuar në shtete të tjera të dominuara nga republikanët në SHBA, përfshrië Texas, Oklahoma e Utah.

Autorja e tekstit të ligjit Dodie Horton, ka folur për rëndësinë e rikthimit të “kodit moral ” në klasa, duke komentuar se “firmosja e ligjit ka risjellë shpresën në ajër”./BBC/

FOTO GALERI
2/3
Mes mësimeve kryesore në 10 urdhëresat kristiane kërkohet, “mos vidh, mos vrit, mos tradhto, ndero prindërit, kujto festat fetare” apo ‘mos beso në Zotë të tjerë’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA