Kim i dhuron Putin dy ‘qen gjuetarë tigrash’ teksa dyshja komuniste zotohen të sfidojnë Perëndimin (fotot)

20/06/2024 15:42

Në zhvillimet e fundit të vizitës ‘provokuese’ të presidentit rus Putin në Korenë e Veriut mësohet se Kim Jong-un i ka dhuruar shokut të tij Vladimir Putin dy qen gjuetie koreanë, të shartuar me ujk, për të treguar besnikërinë mes vendeve.

Putin mbërriti dje në shteti e izoluar diktatorial dhe u prit nga Kim në një shfaqje ekstravagante me tapet të kuq.

Diktatorët kanë krijuar një miqësi të afërt që tërheq shpesh vëmendjen e mediave perëndimore.

40 vjeçari i buzëqeshur Kim, i dhuroi me krenari 71 vjeçarit Putin qentë e racës së rrallë vendase Pungsan, me të cilët raportohet se dilet për gueti tigrash në Korenë e Veriut.

Putin shihej që i shtrëngonte dorën i kënaqur Kim para se të merrte qentë e dhuruar, që ishin lidhur në një gardh të zbukuruar të bardhë.

Video tregonte Putin që përkulej për të përkëdhelur një nga qentë, por tërhoqi shpejt dorën kur qeni tentoi ta lëpinte, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Qentë e këtij tipi mund të jenë agresivë dhe kanë lindur nga ujq, por njihen për aftësitë e tyre të gjuetisë.

Ata përdoren gjithashtu në gjuetinë e tigrave Amur në lindjen e largët ruse dhe në Korenë e Veriut.

Më herët Putin raportohet se i kishte dhuruar Kim një limuzinë të blinduar ruse si ajo që përdor vetë lideri rus, teksa ishin filmuar së bashku duke drejtuar mjetin luksoz Aurus në Penian.

Putin raportohet e i dhuroi Kim një shpatë admirali dhe një komplet çaji.

Dhuratat duket se janë garanci ose mirënjohje për votën e Penianit në favor të Moskës në Kombet e Bashkuara.

Dyshja kanë pranuar të forcojnë asistencën ushtarake dhe atë ekonomike teksa Putin është zotuar shtojë dërgesat ushqimore dhe të teknologjisë në Korenë e Veriut.

FOTO GALERI
2/5
40 vjeçari i buzëqeshur Kim, i dhuroi me krenari 71 vjeçarit Putin qentë e racës së rrallë vendase Pungsan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA